0458 00222

për porositë dhe dërgesën

Termat dhe kushtet

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË PËRDORIMIT TË SHËRBIMEVE TË DISPONUESHME NË FAQEN E INTERNETIT PIRUNI.AL

Kur porosisni artikuj dhe/ose shërbime nga kjo faqe, qoftë me telefon apo me aplikacionin në celular, ju bini dakord me termat dhe kushtet:


I. Përkufizime:

  • 1. PIRUNI.AL - (http://www.piruni.al) është një platformë webi në internet, në pronësi të Piruni shpk. Kjo platformë u mundëson përdoruesve që të përdorin shërbime të ndryshme, sipas këtyre Kushteve të përgjithshme.
  • 2. Piruni sh.p.k - është një kompani tregtare që ofron shërbime të administruara përmes faqes së internetit piruni.al.
  • 3. Shërbimet - nënkupton të gjitha shërbimet që mund t’i ofrojë Piruni sh.p.k klientit përmes faqes së internetit piruni.al.
  • 4. Artikuj - nënkupton të gjitha mallrat, vaktet dhe pijet që mund të porositen nga piruni.al.
  • 5. Klient - është një përdorues që ka krijuar profilin e tij/saj dhe është regjistruar për të përdorur shërbimet e disponueshme përmes faqes së internetit piruni.al.
  • 6. Llogari përdoruesi - është një pjesë e veçantë e faqes së internetit piruni.al që përmban informacione për klientin, që nevojitet nga llogaria Piruni sh.p.k. Aksesi në profilin e klientit kryhet vetëm duke futur emailin dhe fjalëkalimin.
  • 7. Korrier - është një person i përfshirë në prodhimin, tregtimin dhe furnizimin e artikujve dhe/ose i përfshirë në menaxhimin e restorantit.

II. Porositë dhe dërgesat – klienti dorëzon një porosi që realizohet përmes zbatimit të rregullt të veprimeve të mëposhtme:

  • 1. Përcaktohet vlera e artikujve të porositur dhe shtypet butoni “Shto në shportë” i vendosur përpara ushqimit ose pijes specifike, dhe konfirmohet porosia duke shtypur butonin “Porosit”;
  • 2. Shqyrtohet porosia, tregohet adresa e dërgesës, zgjidhet lloji i shërbimit (dërgesë ose marrje me vete), zgjidhet mënyra e pagesës dhe kushtet shtesë të porosisë (si numri dhe lloji i takëmeve, ora e dërgesës etj.) dhe rikonfirmohet porosia duke shtypur butonin “Vazhdo”;
  • 3. Përfundohet porosia dhe konfirmohet duke shtypur butonin “Përfundo”;
  • 4. Piruni sh.p.k ia përcjell porosinë korrierit të caktuar vetëm në rastet kur porosia është konfirmuar nga klienti. Në rastet kur klienti ka zgjedhur të paguajë online për porosinë, ajo i dërgohet korrierit pas marrjes së konfirmimit të pagesës. Dërgesa e artikujve të porositur bëhet me korrier ose palë të treta, kur korrieri i caktuar nuk e ofron shërbimin e dërgesës.
  • 5. Piruni sh.p.k e njofton klientin për pranimin e porosisë nga korrieri me një mesazh që dërgohet në emailin e klientit ose në profilin e tij të përdoruesit.

III. Çmimet dhe mënyrat e pagesës

  • 1. Çmimet e artikujve, paketimit të tyre dhe takëmeve, çmimet e dërgesës dhe mënyrat e pagesës përshkruhen në nënfaqet specifike të faqes piruni.al.
  • 2. Të gjitha çmimet e paraqitura në faqet e piruni.al përfshijnë TVSH-në.
  • 3. Nëse korrieri e anulon porosinë pasi klienti të ketë paguar online, ky i fundit ka të drejtë të porosisë artikuj të tjerë me të njëjtën vlerë ose vlera e paguar do t’i kthehet.
  • 4. Rimbursimi i çmimit të paguar bëhet brenda ditës së nesërme të punës nga marrja e faturës për rimbursim.

IV. Të dhënat personale

  • 1. Piruni sh.p.k ka të drejtë të mbledhë dhe të përdorë informacion për përdoruesit e saj kur ata regjistrohen si klientë. Informacioni identifikues i një personi mund të përfshijë emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit, emailin, gjininë dhe çdo informacion që përdoruesi e jep në mënyrë të vullnetshme gjatë regjistrimit.
  • 2. Piruni sh.p.k merr të gjitha masat e nevojshme dhe mban përgjegjësi për mbrojtjen e informacionit të klientëve.
  • 3. Përveç qëllimeve të parashikuara në Kushtet e përgjithshme, Piruni sh.p.k mbledh dhe përdor informacione edhe për t’u ofruar klientëve shërbime të reja (falas ose me pagesë), për promocione, për organizimin e lojërave, pyetësorëve, anketave etj.
  • 4. Duke pranuar Termat dhe kushtet, klienti pranon që të dhënat e tij/saj personale të përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. Klienti mund të çregjistrohet në çdo kohë duke dërguar një email në adresën marketing@piruni.al
  • 5. Piruni sh.p.k merr përsipër të mos bëjë publik asnjë informacion personal për përdoruesit e tij dhe të mos i japë asnjë informacion palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur ka marrë miratimin e shprehur të klientit ose në të gjitha rastet e parashikuara me ligj. Shiko Termat dhe kushtet plota këtu

Ke pyetje?

PËRDOR
LIVE CHAT

Jemi online nga ora 10:00 deri në orën 23:00

Të premtojmë se informacioni yt personal është i mbrojtur. Çdo transaksion në faqen tonë të internetit trajtohet sipas standardeve më të fundit të industrisë për transaksione me kartë krediti të sigurta online.

Pse ju nevojitet numri im i telefonit?

Na nevojitet për të të kontaktuar në rast problemesh me porosinë ose nëse duhen sqarime të mëtejshme.


min.
Ora e dërgesës

Lek
Çmimi minimal shërbim taxi

Për të përfunduar porosinë duhet të regjistrohesh ose të bësh login në llogarinë tënde.

Karroca jote është bosh

Fut qytetin dhe lagjen
në mënyre që t'ju shfaqim restorantet që ju mund të porosisni.
Ju lutemi, vendosni Rrugën për Dërgesë, në mënyrë që t’ju tregojmë restorantet ku ju mund të porosisni.