0458 00222

për porositë dhe dërgesën

Siguria

Piruni e ruan në mënyrë të sigurt çdo informacion personal që na japin klientët duke marrë masat e duhura teknike dhe organizative për t'u mbrojtur nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm i informacionit personal, përfshirë enkriptimin e të dhënave me standardet e zbatueshme të industrisë.

Piruni nuk ka akses në informacionin personal të klientëve, i cili transferohet direkt te autoritetet e pagesës (PayPal, Raiffeisen Bank, m-pesa). Gjithashtu, të gjitha pagesat elektronike në faqen e internetit janë të mbrojtura me teknologji të sigurt.

Kur viziton faqen, Piruni mund të mbledhë disa informacione personale, të cilat janë të nevojshme për të krijuar profilin, për të dërguar porositë, për t’ju përgjigjur pyetjeve, për faturimin etj.. Piruni e ruan informacionin për kohën e nevojshme për përpunimin e porosisë ose për të dërguar mesazhe promocionale nëse je abonuar në to.

Kur regjistrohesh te Piruni ti abonohesh për promocionet e ardhshme dhe për ofertat speciale. Mund ta anulosh abonimin në këtë shërbim në çdo kohë duke dërguar një email në adresën marketing@piruni.al.

Kjo faqe interneti përmban lidhje me faqe të tjera, të cilat kanë rregullat e tyre të privatësisë dhe Piruni nuk mban përgjegjësi për rregullat e privatësisë së këtyre faqeve.

Kur jep informacione, ti pranon rreziqet që lidhen me përdorimin e internetit. Piruni nuk mban përgjegjësi për humbjen e të dhënave, me përjashtim të rasteve kur ne nuk kemi ushtruar kujdesin e duhur.

Ke pyetje?

PËRDOR
LIVE CHAT

Jemi online nga ora 10:00 deri në orën 23:00

Të premtojmë se informacioni yt personal është i mbrojtur. Çdo transaksion në faqen tonë të internetit trajtohet sipas standardeve më të fundit të industrisë për transaksione me kartë krediti të sigurta online.

Pse ju nevojitet numri im i telefonit?

Na nevojitet për të të kontaktuar në rast problemesh me porosinë ose nëse duhen sqarime të mëtejshme.


min.
Ora e dërgesës

Lek
Çmimi minimal shërbim taxi

Për të përfunduar porosinë duhet të regjistrohesh ose të bësh login në llogarinë tënde.

Karroca jote është bosh

Fut qytetin dhe lagjen
në mënyre që t'ju shfaqim restorantet që ju mund të porosisni.
Ju lutemi, vendosni Rrugën për Dërgesë, në mënyrë që t’ju tregojmë restorantet ku ju mund të porosisni.