0458 00222

për porositë dhe dërgesën

PYETJE TË SHPESHTA

Pse duhet të regjistrohesh?

Regjistrimi është i nevojshëm për të të lehtësuar punë. Si përdorues i regjistruar nuk do të jetë nevoja të fusësh sërish informacionin tënd personal dhe adresën, sepse ato janë ruajtur tashmë në sistem. Ke mundësinë të shtosh, të fshish dhe të modifikosh adresat që ke dhënë, mund të gjurmosh historikun e porosisë dhe mund të porosisësh shpejt nga restorantet dhe menytë e tua të preferuara në çdo kohë.


Kush do ta dërgojë porosinë?

Në shumicën e rasteve dërgesat bëhen nga korrieri i restorantit ku bëhet porosia. Bëjnë përjashtim disa restorante në Tiranë, për të cilët dërgesa bëhet nga një kompani e specializuar transporti. Operatorët e Pirunit e gjurmojnë çdo porosi në çdo hap të saj dhe nëse lind nevoja do të të kontaktojnë për detaje të mëtejshme.


Çfarë është shërbimi Merr ushqimin me vete?

Shërbimi Merr ushqimin me vete do të thotë të porosisësh paraprakisht ushqimin, të cilin mund ta marrësh vetë në restorant. Kjo është e përshtatshme në rastet kur restorantet ndodhen pranë ose kur i ke rrugës. Mund ta marrësh ushqimin menjëherë sapo përgatitet, duke kursyer kështu kohë dhe paratë e dërgesës.


Si dhe kur bëhet pagesa?

  • Te Piruni mund të paguash me një nga mënyrat e mëposhtme:
  • Me para në dorë, të cilat ia jep korrierit që sjell porosinë.
  • Me kartë debiti përmes PayPal.com
  • Me kartë debiti përmes terminalit POS të Raiffeisen Bank
  • Me kuponë Piruni
  • Me transfertë bankare
  • Me kartë debiti/krediti nga një celular përmes sistemit m-pesa.

A kushton më shumë të porosisësh në internet?

Piruni është transparent në marrëdhëniet dhe shërbimet e tij. Për këtë arsye çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë të njëjta si në rastin kur porosit në të, në restorant me partnerin tonë me telefon apo përmes internetit.


Në cilat qytete bëni dërgesa?

Aktualisht, Piruni bashkëpunon me restorante në Tiranë.


Sa kushton dërgesa?

Dërgesa varion nga 0 lekë në 500 lekë, dhe përcaktohet nga restoranti, vlera e porosisë dhe zona ku do të bëhet dërgesa. Kostoja e dërgesës për secilin restorant paraqitet në “Shportën tënde” pasi të kesh zgjedhur lagjen dhe pasi të kesh shtuar diçka në shportë.


Sa kohë duhet për dërgimin e porosisë?

Në 90% të porosive ushqimi vjen brenda 50 minutash ose më shpejt. Koha e dërgesës varet nga restoranti ku bën porosinë - mund ta kontrollosh kohën e parashikuar të dërgesës në profilin e secilit restorant dhe pas bërjes së porosisë ne do të të informojmë për kohën e nevojshme deri në mbërritjen e ushqimit.


Si mund ta gjej orarin e një restoranti?

Në listën e restoranteve në një kategori të caktuar mund të përdorësh filtrin majtas për të zgjedhur vetëm restorantet që janë hapur. Po ashtu, në faqen e secilit restorant, lart gjendet një orë në shiritin e veglave, e cila të njofton se sa shpejt mund të ekzekutohet porosia jote. Orari i detajuar i çdo restoranti gjendet në përshkrimin e tij të plotë.


A është e sigurt që porosia ime do të ekzekutohet?

Piruni përpiqet vazhdimisht për të pasur profesionalizëm të lartë dhe shërbim të përsosur ndaj klientëve. Nëse ka pasaktësi ose probleme me realizimin e porosisë tënde, një operator i Pirunit do të të kontaktojë në numrat e telefonit që ke dhënë për të të informuar.


A mund të bëj porosi për më vonë ose për një ditë tjetër?

Po. Sistemi të mundëson të zgjedhësh ditën dhe orën e dërgesës, në pajtim me orarin e restorantit dhe Pirunit. Data dhe ora e dërgesës specifikohen në hapin 2 të procesit të dërgimit të porosisë.


Mund ta ndryshoj porosinë?

Kur zgjedh një artikull, ai shtohet në shportën tënde të porosive. Sistemi të mundëson të fshish artikujt e zgjedhur më parë ose të ndryshosh sasinë e tyre. Megjithatë, kur klikon butonin “Përfundo”, ndryshimet online nuk janë më të mundura.
Nëse pas këtij çasti duhet të bësh ndryshime në porosi, kontakto menjëherë një operator të Pirunit në numrin 045800222 – nëse porosia është ende duke u përgatitur dhe nuk është marrë ende nga korrieri, atëherë do të mund të bëhen ndryshimet.


Ku mund t’i shkruaj disa kërkesa që kam për pjatat e mia të zgjedhura?

Poshtë emrit të secilës pjatë ndodhet një lidhje “Bëje sipas shijes”, të cilën nëse e shtyp do të hapet një fushë tjetër ku mund të vendosësh kërkesat e tua specifike, për shembull: pa qepë, e pjekur mirë etj.
Veçmas në hapin 2: në Detajet e porosisë, ndodhet një fushë Komente ku mund të vendosësh çdo kërkesë shtesë që ke.


Si mund të marr faturë?

Mund t’i vendosësh të dhënat e faturës në hapin 2 të procesit të porosisë, pasi të kesh shenjuar kutinë “Kam një kompani dhe dua të marr faturë”.


Si mund ta di me siguri që porosia ime është marrë?

Pasi të kesh zgjedhur të gjithë artikujt e dëshiruar, kliko butonin “Porosit” dhe do të kalosh në konfirmimin përfundimtar të porosisë. Kur porosia jepet me sukses, do të marrësh një konfirmim me email. Kur porosia është dërguar me sukses do të marrësh një konfirmim me email.


A do të më kontaktojnë nëse ka ndonjë problem me porosinë time?

Sigurisht. Nëse për ndonjë arsye porosia jote nuk mund të ekzekutohet (p.sh. mungojnë artikujt, ose ka një ndryshim në çmim) një operator i Pirunit do të të kontaktojë patjetër në numrat e telefonit që ke dhënë në profilin tënd për të të informuar.


A mund t’i shtoj gjëra të tjera porosisë që është dërguar?

Po, por duhet të telefonosh sa më shpejt operatorin e Pirunit në numrin 045800222. Nëse porosia jote nuk është marrë ende nga korrieri, në të mund të bëhen ndryshime, por kjo mund të zgjasë kohën e dërgimit.


A mund ta anuloj një porosi që është dërguar?

Mënyra e vetme për të anuluar një porosi që është nisur është nëpërmjet kontaktit të menjëhershëm me operatorin e Pirunit në numrin 045800222.

Ke pyetje?

PËRDOR
LIVE CHAT

Jemi online nga ora 10:00 deri në orën 23:00

Të premtojmë se informacioni yt personal është i mbrojtur. Çdo transaksion në faqen tonë të internetit trajtohet sipas standardeve më të fundit të industrisë për transaksione me kartë krediti të sigurta online.

Pse ju nevojitet numri im i telefonit?

Na nevojitet për të të kontaktuar në rast problemesh me porosinë ose nëse duhen sqarime të mëtejshme.


min.
Ora e dërgesës

Lek
Çmimi minimal shërbim taxi

Për të përfunduar porosinë duhet të regjistrohesh ose të bësh login në llogarinë tënde.

Karroca jote është bosh

Fut qytetin dhe lagjen
në mënyre që t'ju shfaqim restorantet që ju mund të porosisni.
Ju lutemi, vendosni Rrugën për Dërgesë, në mënyrë që t’ju tregojmë restorantet ku ju mund të porosisni.